MV – 59 të vdekur nga zjarri në një klub nate

SHKUP, 16 mars /ATSH-MIA/ – Pesëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një zjarr në një klub nate në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut, njoftoi agjencia maqedonase e lajmeve MIA duke cituar Ministrinë e Brendshme.
Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.
Ka pasur edhe një numër të madh të personave të plagosur duke tejkaluar kapacitetin e spitalit të qytetit, duke bërë që shumë prej të lënduarve të dërgohen në kryeqytet, Shkup, raportojnë mediet.
”Mjetet piroteknike shkaktuan zjarrin”, tha Ministria e Brendshme.
Televizioni lokal Koçani TV spekuloi se zjarri është shkaktuar nga pajisjet teknike që kanë gjeneruar efektet e ndriçimit për performancën e grupit.
Në kohën e katastrofës, qindra të rinj ishin në vendin e mbipopulluar./ a.jor.