E Martë, 3 Nëntor 2026

MYNIH – Vance: Rusia po kërkon shumë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

MYNIH, 7 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria e Shteteve të Bashkuara tani i konsideron kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë si të tepërta, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance në një aktivitet të organizuar nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

“Rusët po kërkojnë një sërë kërkesash, një sërë lëshimesh për t’i dhënë fund konfliktit. Ne mendojmë se ata po kërkojnë shumë”, tha Vance.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi rëndësinë e të kuptuarit të perspektivës së Kremlinit.

“Nuk është e thënë të biesh dakord me justifikimin rus për luftën, dhe sigurisht që si unë ashtu edhe presidenti e kemi kritikuar pushtimin në shkallë të plotë, por duhet të përpiqesh të kuptosh pikëpamjen e palës tjetër”, theksoi ai.

Vance shtoi se nuk do të thoshte që pala ruse nuk është e interesuar të gjejë një zgjidhje, por vuri në dukje se aktualisht ekziston një hendek i konsiderueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë.

”Qëllimi duhet të jetë kapërcimi i kësaj ndarjeje përmes dialogut. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që marrin pjesë në këto biseda”, përfundoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›