“Ata ishin pesë”, Rama ndan foton nga Fieri

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot në Fier takimin përmbyllës të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi të shoqëruar me frazën “Ata ishin 5”, një mesazh që është kthyer tashmë në simbolikë elektorale të fushatës së Partisë Socialiste, e cila në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit mban numrin 5.
Rama gjatë fjalës së tij në Fier tha se “këtë herë ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të krijojmë shumicën më të madhe ndonjëherë për t’i dhënë Shqipërisë fuqinë më të madhe ndonjëherë për të negociuar marrëveshjen me Europën dhe për t’i çuar një mesazh shumë të qartë të gjithë atyre burrave dhe grave që vijnë si udhëheqës të Europës më 16 maj në Tiranë: Ne, populli shqiptar, me një zë vendosmërisht duam që të jemi pjesë e familjes së bashkuar europiane dhe duam tani. Nuk presim më!”.
Partia Socialiste garon në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa numri 5 është kthyer në një element qendror të fushatës së saj.
/a.f/r.e/