E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madam Butterfly

Në sallën e Teatrit të Operës së Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga më të dëgjuarat në botë, është shfaqur me sukses të jashtëzakonshëm Opera Madam Butterfly e Xhiakomo Puçinit. Madam butterfly ka pushtuar skenat më të mëdha në botë që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1904, nën regjinë e Cinthia Stoke dhe dirigjentit të madh italian Corrado Rovaris, me një nga trupat më të zgjedhura operistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarje të tilla artistike konsiderohen të rëndësishme nëpër qytete të mëdha siç është Filadelfia, e njohur për Orkestrën e saj Filarmonike dhe jetën intensive muzikore klasike.

Lajmi për këtë shfaqje, bëhet i rëndësishëm për shqiptarët, në momentin që në rolin kryesor interpreton një nga yjet e muzikës operistike botërore si sopranoja Ermonela Jaho, tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operën Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës e sa të tjera

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›