E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhëruelli i trembet Roshit: Duhet ta bllokojmë në kthim

Madhëruelli i druhet Flamurtarit për ndeshjen
e kthimit, por ai që i tremb është
Odise Roshi. "Djemtë e Xhim Ganon dukeshin
mirë në fillimin e pjesës së parë, po qarkullonin
mirë topin dhe po mundoheshin t‘i afroheshin
portës së kundërshtarëve shqiptarë, shkruante
dje ‘The Herald‘. Megjithatë, gjithçka do të ndryshonte
në momentin që do të futej në fushën
e lojës si zëvendësues për Flamurtarin një
djalosh i ri me emrin Odise Roshi (në minutën
e 36). Ai ishte një kërcënim i vazhdueshëm dhe
pothuajse iu afrua shënimit të golit, nëpërmjet
një gjuajtje të fortë në një pozicion të pjerrët.
Madhëruellit do t‘i duhet të mendojë se si do ta
ndalojë Roshin në ndeshjen e kthimit, pasi ky
djalosh mund të na ndëshkojë edhe në shtëpi".
Për djemtë e Ganon është e nevojshme që në
ndeshjen e kthimit të japin maksimumin e tyre
për ta përmbysur këtë rezultat që kualifikon
Flamurtarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›