Lika: Ja si u shthur Vllaznia ime
Ajo humbje e turpshme
5-0 në ndeshjen ndaj
Rapidit të Vjenës në
shtëpinë e këtyre të fundit,
duket se do të harrohet lehtë
nga futbollistët aktualë të Vllaznisë,
por mbi të gjitha për trajnerin
e saj, Hasan Lika. Këto ditë ka
pasur shumë kritika në adresë
të paraqitjes së shkodranëve, të
cilët tani nuk i kanë lënë vetes as
shansin për të besuar te ndonjë
mrekulli e rastit.
Shthurja
Por ditën e djeshme, trajneri
Hasan Lika ka bërë një tentativë
dëshpëruese për t‘iu kundërvënë
disi kritikëve dhe ka mbrojtur
skuadrën e tij, duke theksuar
se rezultati përfundimtar nuk e
pasqyron aspak nivelin e lojës së
djemve të tij në Vjenë dhe se kuqeblutë
kurrsesi nuk e meritonin
një humbje të tillë. "Ka qenë një
humbje realisht e paparashikuar
për ne, aq më tepër në ato shifra.
Ne nuk e meritonim një humbje
të tillë. Kemi zhvilluar një pjesë
të parë përgjithësisht shumë të
mirë, ndonëse jemi ndëshkuar
nga një penallti disi e dyshimtë.
Deri në minutën e 70, kur kemi
pësuar golin e dytë, skuadra ka
funksionuar shumë mirë, madje
kemi pasur edhe ne rastet tona
për të shënuar, por ndoshta
edhe fati s‘ishte me Vllazninë në
ato mundësi që na u krijuan. Pas
pësimit të golit të dytë, skuadra u
shthur dhe nuk e mori dot veten
dhe në 20 minutat e fundit të takimit
humbja jonë mori përmasa
të atilla që nuk e kishim menduar,
duke zhvlerësuar në një farë
mënyre edhe atë lojë të mirë që
kishim bërë deri në ato minuta",
ka deklaruar në fillim numri një
i pankinës shkodrane.
Faktorët
Ndërsa shpërfytyrimin e kuqebluve
në 20 minutat e fundit
Lika e lidh me një sërë faktorësh.
"Nuk mund të themi se skuadra
e Vllaznisë në 20 minutat e fundit
u shthur se kishte mungesë të
përgatitjes fizike. Ky është një
problem në përgjithësi i futbollit
shqiptar, por edhe i skuadrave të
mëdha, që lidhet me probleme
të karakterit të përgjithshëm.
Por nuk duhet të harrojmë se
në këtë ndeshje, pavarësisht se
kishim përballë një kundërshtar
shumë të fortë dhe të vështirë,
kishim edhe mungesa të shumta,
duke na detyruar të aktivizojmë
disa lojtarë të rinj. Unë e thashë
edhe pak më parë, që ne patëm
shanset tona, prandaj mendoj
se nuk e meritonim një humbje
të tillë në këto shifra", ka mbyllur
prononcimin e tij trajneri Lika
në lidhje me takimin e parë të
turit të dytë të Europa League.
Ndërsa për ndeshjen e kthimit,
Lika mendon se skuadra e tij ka
gjithë motivimin e duhur për të
dhënë më të mirën në fushën e
lojës, pse jo, kuqeblutë të mos
e mbyllin me fitore, pavarësisht
se praktikisht është mbyllur çdo
shans për shkodranët për të
shpresuar kualifikimin për më
tej. Gjithsesi, ai motivim për të
bindur skuadrën të provojë të
përmbushë atë rezultat shpartallues
vështirë të gjendet, por
të paktën shkodranët të mos
turpërohen edhe në shtëpi. Kjo
sfidë në "Loro Boriçi" duket se
do të luhet vetëm për statistikë,
por të paktën kuqeblutë duhet
të synojnë të kënaqin tifozët
shkodranë.
5-0 në ndeshjen ndaj
Rapidit të Vjenës në
shtëpinë e këtyre të fundit,
duket se do të harrohet lehtë
nga futbollistët aktualë të Vllaznisë,
por mbi të gjitha për trajnerin
e saj, Hasan Lika. Këto ditë ka
pasur shumë kritika në adresë
të paraqitjes së shkodranëve, të
cilët tani nuk i kanë lënë vetes as
shansin për të besuar te ndonjë
mrekulli e rastit.
Shthurja
Por ditën e djeshme, trajneri
Hasan Lika ka bërë një tentativë
dëshpëruese për t‘iu kundërvënë
disi kritikëve dhe ka mbrojtur
skuadrën e tij, duke theksuar
se rezultati përfundimtar nuk e
pasqyron aspak nivelin e lojës së
djemve të tij në Vjenë dhe se kuqeblutë
kurrsesi nuk e meritonin
një humbje të tillë. "Ka qenë një
humbje realisht e paparashikuar
për ne, aq më tepër në ato shifra.
Ne nuk e meritonim një humbje
të tillë. Kemi zhvilluar një pjesë
të parë përgjithësisht shumë të
mirë, ndonëse jemi ndëshkuar
nga një penallti disi e dyshimtë.
Deri në minutën e 70, kur kemi
pësuar golin e dytë, skuadra ka
funksionuar shumë mirë, madje
kemi pasur edhe ne rastet tona
për të shënuar, por ndoshta
edhe fati s‘ishte me Vllazninë në
ato mundësi që na u krijuan. Pas
pësimit të golit të dytë, skuadra u
shthur dhe nuk e mori dot veten
dhe në 20 minutat e fundit të takimit
humbja jonë mori përmasa
të atilla që nuk e kishim menduar,
duke zhvlerësuar në një farë
mënyre edhe atë lojë të mirë që
kishim bërë deri në ato minuta",
ka deklaruar në fillim numri një
i pankinës shkodrane.
Faktorët
Ndërsa shpërfytyrimin e kuqebluve
në 20 minutat e fundit
Lika e lidh me një sërë faktorësh.
"Nuk mund të themi se skuadra
e Vllaznisë në 20 minutat e fundit
u shthur se kishte mungesë të
përgatitjes fizike. Ky është një
problem në përgjithësi i futbollit
shqiptar, por edhe i skuadrave të
mëdha, që lidhet me probleme
të karakterit të përgjithshëm.
Por nuk duhet të harrojmë se
në këtë ndeshje, pavarësisht se
kishim përballë një kundërshtar
shumë të fortë dhe të vështirë,
kishim edhe mungesa të shumta,
duke na detyruar të aktivizojmë
disa lojtarë të rinj. Unë e thashë
edhe pak më parë, që ne patëm
shanset tona, prandaj mendoj
se nuk e meritonim një humbje
të tillë në këto shifra", ka mbyllur
prononcimin e tij trajneri Lika
në lidhje me takimin e parë të
turit të dytë të Europa League.
Ndërsa për ndeshjen e kthimit,
Lika mendon se skuadra e tij ka
gjithë motivimin e duhur për të
dhënë më të mirën në fushën e
lojës, pse jo, kuqeblutë të mos
e mbyllin me fitore, pavarësisht
se praktikisht është mbyllur çdo
shans për shkodranët për të
shpresuar kualifikimin për më
tej. Gjithsesi, ai motivim për të
bindur skuadrën të provojë të
përmbushë atë rezultat shpartallues
vështirë të gjendet, por
të paktën shkodranët të mos
turpërohen edhe në shtëpi. Kjo
sfidë në "Loro Boriçi" duket se
do të luhet vetëm për statistikë,
por të paktën kuqeblutë duhet
të synojnë të kënaqin tifozët
shkodranë.