E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet gara për Canën, e duan edhe Fiorentina e Fenerbahçe

Përkrah emrave të të
mëdhenjve të Europës si
Ibrahimoviç, Vija, Eto‘o,
Riberi, të cilët po mbajnë peng
vëmendjen e të pasionuarve
të futbollit, pasi janë çështjet e
ditës në merkato e futbollistëve,
qëndron edhe ai i Lorik Canës.
Për të marrë kapitenin shqiptar
të Olimpikut të Marsejës janë
vënë në radhë gjysma e klubeve
më të njohura të Europës. Vetëm
pak ditë më parë mesfushori
shkatërrues kishte deklaruar se
"Hamburgu është një mundësi e
mirë për mua, por më kërkojnë
edhe skuadra angleze e italiane".
Ndërkaq, dje është mësuar se
cila është skuadra e Serisë A, e
cila kërkon shërbimin e liderit
të nënkampionëve të Francës.
Sipas shtypit
francez bëhet fjalë
për Fiorentinën e
Prandelit. Violët,
të cilëve Juventusi
u rrëmbeu mesfushorin
brazilian
Felipe Melo, janë
hedhur në kërkim
të zëvendësuesit
të tij dhe kanë individualizuar
te
shqiptari i Marsejës
njeriun ideal
për mesfushën e
tyre. Në listën e gjatë të pretendetëve
që synojnë Lorikun
është përfolur edhe për një ekip
turk. Por që nga dita e djeshme,
ky emër nuk
është më sekret.
Ai është një nga
gjigantët e kampionatit
turk, pikërisht
skuadra
e qytetit të Stambollit,
Fenerbahçe.
Skuadra
në të cilën militon
ish-kampioni
i botës dhe fituesi
i Champions League
me Realin
e Madridit, braziliani
Roberto Karlos, zhgënjeu
në sezonin e sapombyllur, pasi
u rendit e katërta me 61 pikë.
Kënaqësia e vetme në këtë sezon
ishte se la pas vetes rivalin
historik, Galatasarain në vendin e
pestë, po me 61 pikë. Në edicioni
e ardhshëm Fenerbahçe synon të
ndërtojë një skuadër, e cila dëshiron
të rikthehet pretendente në
kampionat, por edhe ambicioze
në kupat e Europës. Ndërsa shtypi
gjerman flet për një ringjallje
të interesit të Verderit për Canën,
i cili është në balotazh me Tim
Borovskin. Por për të qëndrojnë
në garë edhe Liverpuli, Arsenali,
Evertoni, Totenhemi, Hamburgu,
Volfsburgu, Shtutgarti dhe ukrainasit
e Shaktjor Donjetsk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›