Madona: Pasioni im i vjetër për kinemanë
Thotë se në moshën e saj një artiste ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron. Betohet se në moshën 50 vjeçe, 26 nga të cilat i ka kaluar pa diskutim duke mbajtur vendin e parë si mbretëresha e popit, të merresh me "punë" nuk është vetëm e shëndetshme, por e domosdoshme. Për Luise Veronica Ciccone, kanë kaluar shumë vjet që nga koha kur ka filluar të hedhë hapat e parë në botën e muzikës, në fillimet e largëta të ‘80-s, për t‘u shndërruar më pas në një mit, në një ikonë të pavdekshme të muzikës pop. Por, ajo nuk është absolutisht vetëm një këngëtare e mrekullueshme, madje do të ishte gabim ta quanim kështu. Sepse, biondja 51-vjeçare është edhe aktore, koleksioniste arti, producente, por mbi të gjitha tenton të bëhet një regjisore shumë e mirë. "Dashuria për kinemanë është shumë e vjetër dhe më vjen mirë që m‘u dha mundësia ta bëj realitet një tjetër ëndërr timen", tregon princesha e popit. Filmi i saj i parë si regjisore "Filth and Wisdom", nisi fillimisht si dokumentar dhe u konkretizua në një film artistik me metrazh të gjatë rreth 81 minuta, pasi mbretëresha e pop-it u dashurua me karakteret dhe vendosi që të realizojë një film të plotë. Filmi flet për një emigrant ukrainas, interpretuar nga këngëtari i muzikës pank, Eugen Hutz, i cili aspiron që të bëhet muzikant i vërtetë. Viki Meklure interpreton Xhulietën, një farmaciste e cila ëndërron që të shkojë në Afrikë, ndërsa Holli Ueston interpreton një balerinë të pasuksesshme. Këto janë tri karakteret e filmit të cilat gërshetojnë dhe linjat e tij. Historia e tij ofron pika brilante të jetës së përditshme tragjikomike. Por, Madona tregon se nuk kënaqet absolutisht me kaq. Ajo tregon se e ka gati skenarin e një filmi tjetër, xhirimet e të cilit mund të fillojnë në janarin e ardhshëm. Titulli dhe çdo detaj tjetër për momentin janë sekretë.
Ndoshta fakti që ju keni qenë për shumë vjet gruaja e një regjisori ju ka bërë që ta kultivoni këtë pasion?
Gai Riçi nuk është burri i vetëm që merrej me kinema e që ka hyrë në jetën time. Kam qenë e martuar me Shon Penin dhe një lidhje me Uarren Beati. Regjisorët janë artistë vizionarë. Gjithmonë kam ndier tërheqje dhe zili karshi tyre. Të shkruash dhe të realizosh një film është një sfidë e jashtëzakonshme. Për të arritur ta bësh këtë duhet të kesh një mendje kreative dhe për një njeri si puna ime që për çerekshekulli ka hyrë dhe ka dalë nga bota e kinemasë ka qenë një evolucion natyral. Gai më ka dhënë një këshillë shumë të vlefshme: besoji intuitës tënde.
Vërdallë thuhet se si aktore ju keni qenë një "goditje" përkrah regjisorëve që mundoheshin të përshtatnin tekstin me imazhin tuaj si pop star.
Tani e kam kuptuar se nuk është e këndshme kur dikush të ndërhyn në punën tënde. Nëse në mendje ke një projekt të vendosur, atëherë duhet ta realizosh në mënyrën që ti dëshiron. Historia e "Filth and the Wisdom" më qarkullonte në mendje prej kohësh. Aty reflektohen disa nga eksperiencat e mia personale dhe jo vetëm kaq. Fillimisht duhej të ishte një film me metrazh të shkurtër, i lindur nga ideja që kisha pasur për një reklamë të "H&M". Brenda është bota e muzikës, të cilën e njoh shumë mirë, por edhe personazhe të frymëzuara nga njerëz që me të vërtetë i kam takuar në jetën time, si balerina e lap dance, farmacistja që ëndërron të shkojë vullnetare në Afrikë, apo vajzat që ndajnë apartamentin me një balerinë.
Dikush ka shkruar se ju u bëtë papritur regjisore duke shfrytëzuar edhe statusin tuaj si një idhull i muzikës pop?
Nuk jam një stazhiste e kinemasë. Kam realizuar vazhdimisht dokumentarë dhe më i fundit është ai "I am because we are (mbi varfërinë e Malavi-t). Pasioni im për kinemanë është shumë i vjetër. E vogël nuk tërhiqesha nga imazhet e ekranit të madh, por kur u regjistrova në Universitetin e Miçiganit nisa të frekuentoja në mënyra të vazhdueshme kurse kinemaje. Aty njoha edhe regjisorët e mëdhenj dhe u dashurova pas punës së mrekullueshme që bëjnë.
Ju kanë atribuuar shumë meshkuj pas ndarjes me Gai Riçin?
Bëhet fjalë për ish të dashurin, Karlos Leon, i cili është njëkohësisht edhe babai i vajzës sime, Lourdes, dhe njeriut për të cilin thuhet se është i dashuri im aktual, Alex Rodriguez. Mund t‘ju siguroj se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Nëse do të ndodhë kjo, me siguri që do ta merrni vesh.
Tani prioriteti juaj kryesor është turi. Kur do të vijë prova e dytë si regjisore?
E kam tashmë gati një skenar që dua ta mbaj sekret. Në vjeshtë mendojmë që të bëjmë ndarjen e roleve dhe nëse gjithçka shkon mirë, d.m.th nëse do të arrij të gjej paratë, në janar do të fillojmë xhirimet.
Ikonë e muzikës pop, aktore, koleksioniste arti, tani edhe regjisore. Nuk përbën rrezik për një artiste që të eksplorojë fusha të reja, ndryshe nga ajo ku ndodhet?
Rreziku është lëngu aminiotik i artistit. Nuk më frikëson, madje më stimulon. Në moshën 50-vjeçare nuk dua të qëndroj mbyllur në kafaz dhe as në "shishe" si uji mineral. Nëse etiketa që më keni gjetur nuk përputhet me produktin, atëherë kjo është puna juaj.
Karriera
Turi
Madona do të jetë nëpër Evropë me turin "Sticky&Sweet Tour", që ka nisur që prej vitit 2008. Ai është i cilësuar si turi me të ardhurat më të mëdha në histori për një artist solist
Në kinema
Ciccone debutoi si aktore me "Duke kërkuar Suzanën dëshpërimisht" në vitin 1985, pastaj si producente nxori në vitin 1991 "Në shtrat me Madonën". Për regjisorin Alan Parker në vitin 1996 ishte "Evita" po ashtu pati edhe një rol në filmin "Hije dhe mjegull" të Woody Allenit në vitin 1992