E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona, rekord me turneun boteror

Turneu i Madones pritet te kaloje cdo parashikim, duke thyer rekord. “Sticky and Sweet tour” pritet te siguroje te ardhurat me te medha, qe mund te kete grumbulluar nje artist solo gjate nje turneu.

50-vjecarja do te kete 282 milione dollare kur te mbylle turneun ne Brazil kete muaj. Producenti i turneut tha se me 28 koncertet ne SHBA ajo shiti 550000 bileta dhe grumbulloi 91.5 milione dollare.

Rekordi i meparshem i Madones me turneun “Confessions” ne vitin 2006 siguroi 193,7 milione dollare te ardhura.

Perfshire edhe turneun europian, vetem nga shitja e biletave ajo siguroi 207,5 milione dollare. Kengetarja i dha fund turnout ne SHBA dhe u drejtua per ne Mexico City. Turneu ne mbeshtetje te albumit te saj Hard Candy do te mbyllet me tre koncerte nga 18-21 dhjetor ne Sao Paulo.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›