E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney Spears dhe Obama, me te klikuarit e Yahoo

Fitorja presidenciale e Barack Obama ishte historia me e klikuar ne faqen e Yahoo-se ne internet, por emri Britney Spears ishte me i kerkuari.

Ne toplisten e 10 emrave me popullore, Spears, me e perfolura ne 7 nga tete vitet e fundit, ndiqej nga World Wrestling Entertainment dhe nga Obama.

Emra te tjere te klikuar ishin aktorja Miley Cyrus, loja e internetit RuneScape, aktorja Jessica Alba, seriali vizatimor japonez Naruto, aktoret Lindsay Lohan dhe Angelina Jolie, si dhe reality show American Idol.

Ne listen e politikaneve pas Obames u renditen Sarah Palin, John McCain, Hillary Clinton, George Bush, Ron Paul, John Edwards, Mike Huckabee, Arnols Schwarzenegger dhe Mitt Romney.

Persa u perket lajmeve me te klikuar, Yahoo njoftoi se interesi me i madh lidhej me uraganet, zgjedhjet ne SHBA, Pakistanin, burrin shtatzene, aktorin Patrick Swayze dhe Afganistanin.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›