E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Tirana International Film Festival

Ka startuar edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër në Tiranë. Në një prezantim në Sheraton pranë kinema Imperial është organizuar dhe hapja zyrtare e kompeticionit ndërkombëtar. Në këtë festival Vijnë personazhet më të njohur të kinematografisë europiane. Në ditën e parë të tij festivali ka prezantuar filmin e produksionit belgjik ku protagoniste ka qënë aktorja shqiptare me famë internacionale Ata Dobroshi. Kompeticioni zhvillohet për të gjashtin vit radhazi në Shqipëri dhe në Tiranë. Këtë herë duket se kompeticioni ka qënë disi i braktisur, pasi nuk është mbështetur nga MTKRS dhe natyrisht kjo gjë ka bërë që të ketë shumë kufizime. Organizatorët shprehen të pakënaqur përsa i përket suportit.Festivali do të nxjerrë si çdo vit çmimet kryesore, të cilat do të vlerësojnë aktorët më të mirë, prodhuesit, regjisorët më të mirë. Kompeticioni do të mbahet për 7 ditë radhazi në kinema Imperial.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›