E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona spektakel ne finalen e futbollit amerikan

Finalja e futbollit amerikan që do të zhvillohet nesër në Indianapolis do të ketë një protagoniste me famë të madhe, kuptohet përveç dy skuadrave që do të dalin në fushë. Kjo protagoniste është Madona, ylli i rokut që do të këndojë në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes së Superboulit, ndërsa shprehet se kjo gjë ka qenë ëndrra e saj.
“Dua ta nis këtë pasdite duke thënë se jam shumë e emocionuar që jam këtu. Është një ëndërr për një vajzë nga Perëndimi i Mesëm për të aktruar në pushimin e Super Boulit. Dua t’ia dedikoj këtë prezencë babait tim sepse unë u rrita në Perëndimin e Mesëm dhe im atë ishte personifikim i vërtetë i atyre vlerave. Ai më dha etikën e punës që unë kam, pasi unë punoj pa pushim. Im atë ishte shumë i apasionuar pas Superboulit.
Njëra prej këngëtareve më të mëdha të epokës garantoi se nuk do të ketë probleme me paraqitjen, për të mos ndodhur ajo që ngjau me Xhenet Xheksonin më 2004, së cilës i doli gjoksi jashtë për shkak të një gabimi.
“I kam kushtuar vëmendje të madhe veshjes sime. Nuk do të ketë asnjë problem. Ju premtoj. Po punoj me një bashkëpunëtor të hershëm si Xhemi King. Kam një grup të shkëlqyer pune që po punon për skenën dhe për të gjithë artistët pjesëmarrës. Gjithkush më ka ndihmuar, edhe Liga e Futbollit ka vendosur gjithçka në dispozicionin tim, ndonëse ishte një listë shumë e gjatë”.
Kjo do të jetë finalja e 42-të e Superboulit, finale që do të zhvillohet mes Nju Inglënd Patriots dhe Nju Jork Xhajënts, ndërsa në pushimin mes pjesëve kanë dhënë spektakël gjigandë të muzikës si Pol Mekarti, Rolling Stouns, U2, Prins, Brus Springstin, Dhë Blek Ajëd Pis dhe Xhenet Xhekson. Pritet që më shumë se 110 milionë teleshikues vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›