Bora ngrin Europen shkon ne 80 numri i viktimave si pasoje e temperaturave te ulta
Reshjet e denduara të deborës kanë mbuluar mbarë Europë. Rreth 80 persona kanë gjetur vdekjen në Evropën lindore dhe qendrore ndërsa moti i keq solli disa nga temperaturat më të ulta të para në disa dekada. Në Ukrainë, autoritetet kanë bërë me dije se 43 persona kanë humbnur jetën nga hipotermia gjatë ditëve të fundit. Shumica e viktimave ishin të pastrehë, por shtatë të tjerë vdiqën në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që shkollat janë mbyllur për shkak të të ftohtit.
Në Rumani, gjashtë persona gjetën vdekjen duke e çuar numrin e viktimave në 14. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se qindra të tjerë janë shtruar në spital me hipotermi. Polonia njoftuan për pesë persona të vdekur duke e çuar numërin në mbi 20.
Pjesa qendrore e Italise po ashtu është përfshirë nga reshjet e deborës, disa rrugë kryesore janë bllokuar ndërsa duket se përveç qarkullimit të automjeteve viktimë e të ftohtit janë bërë dhe ndeshjet e futbollit të cilat janë shtyrë.
Situatë e rënduar paraqitet dhe në Greqi ku temperaturat kanë arritur në -16 gradë celcius .
Viktima jane regjistruar në Turqi , Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, në Republikën Çeke dhe në Sllovaki. Bullgaria po ashtu ku temperaturat në disa qytete kanë arritur në -29 gradë.
Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se temperaturat nën zero do të vazhdojnë dhe pritet që të arrijë kulmin gjatë fundjavës.