Berisha ne Gjermani ne konferencen e 48-te te sigurise

Kryeministri Berisha udhëtoi drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në konferencën e 48-të e sigurisë në Mynih. Konferenca u themelua në vitin 1962 dhe sot është evenimenti më i madh botëror në fushën e politikave të sigurisë. Çdo vit konferenca bashkon personalitete të larta në fushën e politikëbërjes, mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet bota. Konferenca do të trajtojë tema të ndryshme si roli i Gjermanisë në Evropë e në botë; energjia, burimet dhe ambienti si parametra të një sigurie të re; ndërtimi i një komuniteti të sigurisë euroatlantike; Amerika, Evropa dhe ngritja e Azisë; kriza financiare dhe konsekuencat e saj për sigurinë ndërkombëtare. Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë Konferencë.