E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona viziton te lenduarit ne Marseille

Pas fatkeqesise gjate vendosjes se skenes ne stadiumin e Marseille, Veldrome, ku humben jeten dy punetore qe pergatisnin koncertin e Madonna-s, mbreteresha e pop-it vizitoi ne spital tete punetore te lenduar, njeri prej te cileve eshte ende ne gjendje kritike. Se bashku me dy femijet e adaptuar, kengetarja zbriti ne aeroportin Marseille-Marignane e veshur ne te zeza, u drejtua te shprehe ngushellime familjareve te te ndjerit Charles Criscenz, punetorit 52-vjecar nga Aix-en Provenca i cili vdiq i pari. Pastaj vizitoi te lenduarit qe po qendrojne ne spitalin Hopital de la Conception, ndersa ate vete e priti kryebashkiaku i Marseille, Jean-Claude Gaudin. Madonna ishte krejtesisht e tronditur nga lajmi per fatkeqesine dhe menjehere tregoi solidaritet dhe bashke-ndjese me viktimat dhe familjet e tyre, raporton Paris Match.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›