E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Madona", zbulohet "shtëpia e seksit" në Berat

Nga burime zyrtare mësohet se tutori dhe prostituta ishin ndarë nga familjet e tyre dhe prej kohësh bashkëjetonin në të njëjtën banesë, duke zgjedhur si rrugë punësimi e përfitimi financiar, prostitucionin 

BERAT -Dje, në kuadër të operacionit të koduar "Madona", forcat e policisë së Beratit kanë mundur që të zbulojnë një shtëpi seksi jo larg godinës së tyre, ndërkohë që kanë arrestuar në flagrancë tutorin 72-vjeçar dhe punëtoren e seksit, një 32-vjeçare, nënë e një fëmije. Nga burime zyrtare mësohet se tutori dhe prostituta ishin ndarë nga familjet e tyre dhe prej kohësh bashkëjetonin në të njëjtën banesë, duke zgjedhur si rrugë punësimi e përfitimi financiar, prostitucionin. Sipas policisë, të arrestuarit në flagrancë janë 72-vjeçari Emin Këlliçi, banor i qytetit të Beratit dhe 32-vjeçarja Meljana Lapi, banore në të njëjtin qytet. Mësohet se të ndaluarit i kishin ndarë rolet në këtë biznes seksi. 72-vjeçari siguronte klientelën, ndërsa ajo plotësonte epshet e tyre seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë për çdo seancë seksi. Drejtues të policisë së Beratit pohojnë se operacioni i koduar "Madona" u planëzua kohë më parë, ndërsa finalizimi u bë ditën e djeshme. Ndërhyrja e policisë u bë në orën 13:00, duke ndaluar tutorin e prostitutën, si dhe duke bërë shoqërimin e klientit të radhës për të dhënë dëshmi në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›