Një adoleshente kandidate për deputete e pavarur
KQZ rrëzon kërkesën e 17 vjecares si jashtë afateve. Shkelet Kodi: Do miratohen listat kandidatëve të partive që nuk e plotësojnë kuotën e 30 % të femrave. Nga 8 parti, vetëm 1 parti me dokumentacion të rregullt.
TIRANE- KQZ i është dashur të shqyrtojë mbrëmë mes dokumentacioneve shoqërues të listave të kandidatëve për deputetë, edhe dokumentet e një 17 vjecareje. Loreta Gjoni e cila më 24 qershor 2009 mbush 18 vjeç, mosha ligjore për të marrë pjesë në votime, kishte marrë firmat e duhura nga bashkëqytetarët e saj në Vlorë për t’u kandiduar si deputete e pavarur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit KQZ rrëzoi kërkesën me arsyetimin se ishte regjistruar jashtë afateve të parashikuara nga ligji dhe me dokumentacion jo të plotë.
Listat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdoje sot me shqyrtimin e listave të kandidatëve për deputë të dy partive të mëdha, PD dhe PS. Mbrëmë u shqyrtua dokumentacioni shoqërues i listave të kandidatëve për deputetë të 8, nga 36 subjekte që do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Me 7 vota pro, ky institucion regjistroi në këtë garë vetëm Partinë e Gjelbër, listat e së cilës, për 12 qarqet rezultuan në rregull. Po me 7 vota, KQZ-ja ktheu mbrapsht ndërkohë, listat e Partisë Agrare, Aleancës Kombëtare, Partisë së Punës, Ballit Kombëtar, Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Bashkimit Liberal-Demokrat dhe Demokracisë Sociale, që rezultuan me mangësi në dokumentacion.
Shkelet Kodi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli dje Kodin Elektoral, përsa i përket pjesëmarrjes së femrave në listën e kandidatëve për deputetë. Sipas pikës 5 të nenin 67 të Kodit Elektoral për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhej të ishte femër. Me propozimin e kreut të KQZ-së, Arben Ristani ky institucion votoi dje në mbrëmje me 4 vota pro dhe 3 kundër, që të miratojë listat kandidatëve për deputet të partive politike që nuk e plotësojnë kuotën e 30 për qindëshit, por që i afrohen kësaj kuote. E thënë ndryshe, kjo do të thotë se një listë që plotëson kuotën e femrave me 25% apo 27.8 për qind, të miratohet.
(s.g/BalkanWeb)