ZMQ: Shqiptarët votojnë partinë ose liderin, jo kandidatët
Shumica e shqiptarëve votojnë ose për partitë ose për liderët e tyre, pavarësisht emrave të kandidatëve. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i realizuar nga Zyra për Mbrojten e Qytetarëve, për situatën parazgjedhore në vend.
TIRANE- Mes 1200 qytetarëve të anketuar Zyra për Mbrojten e Qytetarëve nëpërmjet sondazhit kombëtarë ka vërejtur se vetëm 1 për qind e tyre do të arsyetojnë votën më 28 qershor me cilësitë e kandidatëve. Thënë ndryshe sipas ZMQ-së, pjesa më e madhe e shqiptarëve hedhin votën në ditën e zgjedhjeve vetën për partinë pa marr parasysh se cilët do të jenë njerëzit të cilët do të hynë në kuvend falë votës së tyre.
“Një arsye kryesore pse qytetarët votojnë është logoja dhe kryetari i partisë. Vetëm 1 për qind e qytetarëve votojnë për emrin e kandidatit. Ky është një problem shumë i madh pasi tregon centralizimin e jetës politike në këto parti dhe mbi të gjitha tregon se gjithnjë e më tepër humbet vlera e atyre të cilët do të përfaqësojnë qytetarët në këtë parlament”- u shpreh përfaqësuesi i ZMQ-së Endrid Shabani.
Sondazhi ngre si shqetësim numrin e madh të qytetarëve që besojnë se procesi zgjedhorë do të ketë probleme, manipulimi sipas kësaj kategorie ndodh gjatë procesit të numërimit të votave. “53 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur se këto zgjedhje do të kenë probleme”- tha Shabani.
Gjithashtu në anketimin e saj ZMQ-ja konstaton se 82 për qind e qytetarëve nuk njohin fare sistemin zgjedhor dhe vetëm 1 për qind e tyre është gati të votojë mbi bazën e emrave të kandidateve në lista.
Të pyetur për problemet që duhet të zgjidhë qeveria pas zgjedhjeve sondazhi vëren si prioritet papunësinë, luftën kundër korrupsionit, varfërinë, shëndetin dhe së fundmi edhe problemin e pronave.
(a.r/news24/balkanweb)