Madonna: I bleva iPhone, vajza nuk më flet më!
Mund të jetë Mbretëresha e Po-it,por Madonna ka të njëjtat probleme si të gjithë prindërit e zakonshëm. Këngëtarja 54-vjeçare ka zbuluar në një emision televiziv amerikan shqetësimet në lidhje me fëmijët e saj.
Gjatë promovimit të dokumentarit Madonna: The MDNA Tour, ajo foli për vajzën 16-vjeçare Lourdes dhe djalin 12-vjeçar Rocco.
Jam një nënë strikte. Vetëm para pak kohësh i bëra dhuratë vajzës një iPhone, ndërsa djali ende nuk ka celular. Gjithsesi, që kur i bleva iPhone, vajza nuk më flet më. Është në një periudhë që po rritet shpejt, por për mua mbetet vajza ime e vogël, tha këngëtarja.
Në lidhje me djalin e saj, Madonna deklaroi: Është zgjatur shumë, i kanë dalë qimet në fytyrë dhe fikson të pasmet e vajzave. E tmerrshme P.K