E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita Ora Calvin Harris, tashmë të pandashëm

rita oraMarrëdhënia midis Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja shqiptare nga Prishtina janë bërë thuaja të pandashëm.

Këngëtarja 22-vjeçe dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Angeles, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.

Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe i përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregtare, transmeton TCH.

Rita, e cila së fundmi është rikthyer tek flokët e gjatë biondë, ishte kombinuar në këtë shëtitje me një stil sportiv, me një fustan të lirshëm shumëngjyrësh dhe atlete. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›