KS: Hetim sulmit izraelit mbi flotën e ndihmave
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë e cila bën thirrje për një hetim lidhur me sulmin e trupave izraelite ditën e hënë mbi disa anije që po transportonin ndihma për Gazën. Në deklaratë, e cila u miratua pas negociatave intensive, thuhet se hetimi duhet të jetë i menjëhershëm, i paanshëm, i besueshëm dhe transparent.
• Sulmi izraelit, gjallë 3 shqiptarët e Maqedonisë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u shpreh i tronditur nga përdorimi i dhunës: "Ne ende nuk i dimë të gjitha faktet. është me rëndësi jetike të ndërmerret një hetim i plotë për të sqaruar se përse ndodhi kjo gjakderdhje. Mendoj se Izraeli duhet të japë urgjentisht sqarime të plota".
Të paktën 10 aktivistë pro-palestinezë u vranë kur komandot izraelite sulmuan anijet me ndihma në ujërat ndërkombëtare. Deklarata dënon 'veprimet që çuan në humbjen e jetës së dhjetë personave' gjatë sulmit të forcave komando. Gjuha e kësaj deklarate është më e butë se teksti i saj origjinal, i cili i dënonte forcat ushtarake izraelite në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe kërkonte një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ndodhi. Teksti përfundimtar i deklaratës ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma 'akt agresioni'. Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës. E nderkohe, përfaqësuesi izraelit në OKB, Daniel Carmon, i tha Këshillit të Sigurimit se trupat izrealite kanë reaguar në vetëmbrojtje pasi aktivistët 'i kanë sulmuar ata'.
Një zëdhënës i ushtrisë izralite, që mori pjesë në operacion, tha se trupat izraelite nuk ishin përgatitur 'për pritjen armiqësore' që gjetën në anije. Zëdhënësi tha se trupat izrealite ishin sulmuar nga një numër ekstremistësh me sende metalike dhe thika. Gjashtë anijet e ndaluara nga Izreali janë dërguar në portin izraelit, Ashdod. Disa nga personat që ishin në anije, përfshirë një ish-diplomat amerikan, janë riatdhesuar.
Rreth 600 aktivistë pro-palestinezë janë dërguar në një burg në Izrealin Jugor. Ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me ndihmat humanitare që ishin në anije. Këto ndihma synonin të thyenin bllokadën trevjeçare të Izrealit ndaj Rripit të Gazës. Izreali ka thënë se do t'i shpërndajë ndihmat në rrugë tokësore, përveç ndonjë malli 'të ndaluar'.
Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e martë , 01 qershor 2010 )