E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madrid takim i teknikeve te kombetareve Pro 5 arbitrave

MADRID- Trajneret e ekipeve kombetare kane dhene mbeshtetjen e tyre per aplikimin e 5 gjyqtareve ne ndeshjet europiane gjate nje konferences se nente te tyre te mbajtur ne Madrid. Drejtori teknik i UEFA-s Andi Roksburg deklaroi se eksperimenti i kryer deri me tani ne Europa League dhe ne Champions ka rezultuar i suksesshem keshtu qe ai mund te aplikohet shume shpejt edhe ne evenimentet e tjera.
Trajneret e ekipeve kombetare e konsideruan te suksesshem eksperimentin dhe sipas tyre ky do te zgjidhe nga ana njerezore ceshtjen e golave fantazme. Nje tjeter pike e diskutuar ne konference ka qene ndryshimi i bere nga UEFA qe ndeshjet eliminatore te Euro 2012 te zhvillohen te premten dhe te marten. Sipas Roksburg edhe ne kete pike tekniket jane shprehur te kenaqur duke qene se futbollistet qe shkojne ne Ameriken e Jugut do te jene te gatshem edhe per klubet e tyre. Nderkohe trajneri i Spanjes Vicente del Boske ka dale kunder idese per kufizimin e futbollisteve te huaj ne kampionate gje qe sipas tij eshte hedhur vetem per shkak te deshtimit te Anglise ne kompeticionet nderkombetare. Nuk mendoj se lojtaret e huaj kane dobesuar futbollin anglez. Perkundrazi mendoj se vajtja e lojtareve dhe e trajnereve me te mire ne Angli e ka rritur nivelin e futbollit ne kete vend. Nuk mund tia atribuosh rezultatet e dobta prezences se futbollisteve te huaj deklaroi Del Boske. Anglia ka qene nje nga skuadrat qe ka zhgenjyer me shume ne kompeticionet nderkombetare megjithese ajo ka disa prej futbollisteve me te mire dhe me te paguar ne bote.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›