Madridi kërkon ndihmën e Messit!

Tifozëve të Real Madridit me siguri që nuk u ka pëlqyer aspak lajmi që po qarkullon në Madrid. Qyteti i Madridit tani ka nevojë për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi dhe e ka kërkuar që tani ndihmën e tij.
Madridi ka kërkuar ndihmën e Messit në garën për të fituar organizimin e Olimpiadës 2020. Fituesi shpallet më 7 shtator më Buenos Aires dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Spanjës kanë kërkuar që të përfshijnë në delegacionin e tyre edhe Messin.
Me këtë të fundit, spanjollët kërkojnë që të rrisin ndikimin për t’u shpallur fitues. Lajmi është komentuar në mënyra të ndryshme dhe kritika të mëdha janë thënë për organizuesit duke thënë se pse nuk është ftuar Cristiano Ronaldo por Lionel Messi./Indeksonline/