E Hënë, 2 Nëntor 2026

Madridi, kryeqyteti i sportit

Madridi u bë kryeqyteti i sportit teksa u shpërndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit 2025. Ky edicion përkon me 25 vjetorin e krijimit të këtij trofeu, kur në vitin 2000 në Monajo u bë edhe cermonia e parë.

Laureus World Sports Awards (Loiros uorld sports çuord) festoi 25 vjetorin e tij duke mbledhur sportistët më të mirë nga 40 vende të botës, jo vetëm të 12 muajve të fundit, por edhe të shekullit të 21-të. Në fokus ishin sigurisht rezultatet e arritura në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike “Paris 2024”, por fituesit e trofeve të ndryshëm në të gjitha sportet e tjera.

Simone Biles dhe Rebecca Andrade, mike, rivalë dhe kampione olimpike, nga bota e gjimnastikës – ishin të dyja fituese. Nga Spanja, trofeun e lakmuar e morën, skuadra e futbollit të Realit të Madridit dhe Lamine Yamal i Barcelonës. Këtë vit u dhanë dy statuja shtesë, me të cilat u nderua 22 herë fituesi i  Grand Slam, Rafael Nadal dhe Kelly Slater, 11 herë kampionia e botës në surfing.

Alteti më i mirë i të gjithë kohërave, Mondo Duplantis, për rekordet e tij të njëpashnjëshme në kërcimin me shkop, u nderua me çmimin Sportisti Botëror i Vitit, pasi u nominua në secilin nga tre vitet e fundit dhe është atleti i dytë sportiv që e fiton këtë çmim, pas katër herë fituesit Usain Bolt.

Duplantis e mori trofeun nga fituesi i vitit të kaluar, Novak Gjokovic. Për sportistët me Aftësi të Kufizuar me trofeun u nderua Jiang Yuyan (Xhang jan).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›