E Martë, 3 Nëntor 2026

Mads Pedersen fiton garën e parë të Xhiros së Italisë në Tiranë

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Danezi Mads Pedersen fitoi garën e parë të Xhiros së Italisë që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3443,3 kilometrash në Romë, të dielën e 1 qershorit.

Për herë të parë në histori turneu do të ketë tri etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në Tiranë, pas 160 kilometrash.

184 çiklistë nisën pedalimin që përfundoi pak pas orës 17:00 në Tiranë.

Pak metra para finishit, ndodhi edhe një aksident. Jay Vine u rrëzua në një kthesë në zonën e Freskut, ndërsa përfundoi i dëmtuar në anë të rrugës. Me të u përplasën edhe Mikel Landa e Geoffrey Bouchard, të cilët morën ndihmën mjekësore.

Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do të jenë për tri ditë me sytë nga Shqipëria.

Giro d'Italia etapa 1, Foto: Agim Dobi 1 nga 12

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›