Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë
Nicolas Maduro, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pasi mundi me 50.8% të votave kundërshtarin e tij Henrique Capriles, i cili kishte 49.1% të votave.
Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se pas numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës, dallimi mes dy kandidatëve është 300,000 vota.
Maduro që është pasardhësi i Hugo Chavezit, tha se mirëpret një rinumërin të votave, për të hequr të gjitha dyshimet për fitoren e tij.
Para shpalljes së rezultateve, Capriles ka ngritur dyshime se qeveria po bën komplot për tia mohuar fitoren atij.
Fushata e Maduros ishte përqendruar në premtimin e vazhdimit të asaj që i ish-presidenti Chavez e quante socializimi i shekullit XXI, me shpenzime enorme qeveritare për të varfrit dhe kontrollin shtetëror mbi ekonominë.
Capriles, ndërkaq, aludonte se regjimi i presidentit të ndjerë e ka çuar Venezuelën drejt fundosjes.