E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuele mbahen zgjedhjet presidenciale

Ne Venezuele sot votohet për të zgjedhur pasardhësin e Hugo Chavez, i cili ndërroi jete me 5 mars.
Dy kandidatët, Nicolas Maduro, krahu i djathtë i Chavez gjatë 14 viteve të presidencës së tij dhe Enrique Kaprijes e permbyllen fushatën duke paraqitur para mbështetësve permbajtjen e programit te tyre elektoral.
Maduro, që shihet edhe si favorit, mbylli fushatën e tij në qytetin e Trujilos ku premtoi vazhdimin e reformave të Chavez për ndërtimin e socializmit. Rivali i tij, Kaprijes u ndal tek kriminaliteti dhe korrupsioni në vend.
Në zgjedhjet e tetorit, ai humbi përballë Hugo Chavez, por mundi të sigurojë rezultatin më të lartë për opozitën vendase që si asnjëherë tjetër mori 44 për qind të votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›