Aksident ne Peru 33 te vdekur 10 te plagosur

Së paku 33 persona kanë humbur jetën dhe 10 kanë marrë lëndime në veri të Perusë, kur një autobus ka rënë në një greminë 200 metra poshtë nga autostrada në Ande.
Aksidenti tragjik ka ndodhur të shtunën ,rreth 570 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.
Zyrtarisht nuk janë dhënë shkaqet e aksidentit, por dyshohet se autobusi ka qenë në gjendje të keqe, por është i mundshëm edhe gabimi i shoferit.
Aksidentet e trafikut në Peru janë dukuri e shpeshtë, për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve.