Ancelotti: Drogba më i mirë se Torres

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se kualitetet e të qenit lider e bëjnë Didier Drogban një sulmues më të kompletuar se ai i Liverpoolit, Fernando Torres. "Mendoj se ai është një prej më të mirëve në botë. Do ta krahasoja atë me Zlatan Ibrahimovic, Fernando Torres dhe Samuel Eto'o, por nuk do ta shkëmbeja atë me asnjërin", ka thënë Ancelotti.
"Ndoshta nëse e shihni teknikën, Torres mund të jetë më i mirë, por ka diçka më shumë në futboll se sa kualitetet teknike. Ka shumë lojtarë me teknika fantastike, por ata nuk janë liderë", shtoi ai.
"Ndoshta nëse e shihni teknikën, Torres mund të jetë më i mirë, por ka diçka më shumë në futboll se sa kualitetet teknike. Ka shumë lojtarë me teknika fantastike, por ata nuk janë liderë", shtoi ai.