E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luca Toni dëshiron kalimin te Milani

Nuk janë të paktë ata që sipas edicionit të "Il Corriere Dello Sport" e kanë interpretuar shfryrjen e Luca Tonit nëpërmjet faqeve të Kiker si një sinjal të qartë për Kuqezinjte e Milanit. Mbetet për t'u parë nëse këto sinjale të qarta janë kuptuar në shtëpinë kuqezi apo jo dhe mbi të gjithë se si janë interpretuar. Skudra e drejtuar nga brazilaini Leonardo në fakt për sa i përket repartit të avancuar kë treguar se nuk është aq mirë pasi Huntelar nuk po kalon një formë të mirë. Po ashtu edhe sulmi kuqezi duket në vështirësi sërish pasi Marko Borrielo është dëmtuar sërish, por edhe Huntelaar nuk duket se është ambientuar me skuadrën dhe i vetmi që u ka ngelur kuqezinjve është Pipo Inzaghi i cili i ka nxjerrë nga balta, por gjithmonë nuk mund ta bëjë këtë gjë. Por të gjitha këtyre u shtohet edhe vështirësia që po has braziliani Ronaldinjo.
Deri në janar duhet kohë, por Milani po mendon për përforcime dhe Luca Toni do ta pëlqente shumë një rikthim në Serinë A pasi edhe te Bayerni nuk po gjen hapësirën e duhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›