Magani kryqezon Flamurtarin Keshtu nuk shpalleni kampione
Humbja ne shtepi ndaj Bylisit ne ndeshjen e kthimit e cila perkthehet automatikisht ne nje skualifikim te turpshem nga Kupa nuk eshte pertypur nga drejtuesit e klubit te Flamurtarit. Por njeriu qe eshte treguar me i ashper ne lidhje me kete ceshtje ka qene vete trajneri Gugash Magani i cili ka paralajmeruar te tijte se as nuk duhet ta mendojne se keshtu mund te shpallen kampione.
Ne ndeshjen e pare te luajtur ne fushen kundershtare Flamurtari nuk kishte shkuar dot me tej se nje barazim pa gola. Dhe ndeshja e kthimit duke krahasuar edhe situatat e ndryshme mes dy rivaleve ne sezonin aktual mendohej se kishte si favorit te padiskutueshem vlonjatet. Per ta anuar peshoren e parashikimit me shume nga ana e tyre ndihmonte edhe fakti se do te luanin ne shtepi dhe nuk do te kishin deshire qe te zhgenjenin para syve te tifozeve te tyre. Por gjate 90 minutave te ndeshjes se kthimit te Kupes se Shqiperise te merkuren i gjithe ky parashikim ra poshte. Gjithcka eshte vendosur nga nje gol i realizuar nga Gega ne minuten e 9 te takimit i cili ka rezultuar vendimtar deri ne fund te ndeshjes duke bere qe te jete ekipi i Bylisit ai qe kalon per me tej. Ndeshja nisi e qete per te dyja ekipet por pas 9 minutash loje do te jete pikerisht Gega ai qe pas nje gjuajtje me te majten do te percjelle topin ne rrjeten e portierit Spaho. 1-0 per Bylisin dhe ky gol sjell reagimin e Flamurtarit qe e zhvendos lojen drejt portes mike por mungon goli. Pritej reagimi i vendasve i cili erdhi por nuk ishte i plote. Flamurtari krijoi shume loje prodhoi disa raste per gol. E tille ishte edhe pjesa e dyte e cila foli e gjitha per ta. Por ai qe vlen me shume ne nje ndeshje futbolli goli nuk erdhi kurre. Vlonjatet regjistruan keshtu humbjen e pare ne kete sezon ne stadiumin e tyre e shoqeruar kjo me nje eliminim. Nuk qe e veshtire te merrej me mend irritimi i trajnerit Gugash Magani pas ketij deshtimi. Kjo gje u vu re menjehere pas ndeshjes pasi tekniku i Flamurtarit i njohur edhe si nje njeri plot respekt per mediat nuk u shfaq ne konferencen e detyrueshme per shtyp cka mund ti kushtoje nje gjobe per mosrespektimin e rregullores. Rreth 24 ore me vone ne mesditen e djeshme ai eshte shfaqur ne zyrat e klubit dhe ka urdheruar nje takim-analize me lojtaret. Nuk ka kursyer tonet e larta gjate kesaj analize madje duke paralajmeruar te tijte se nese luajne keshtu gjithcka do te jete shume e veshtire ne rrugen drejt arritjes se objektivit final fitimit te titullit kampion te Shqiperise qe eshte edhe i vetmi kompeticion i mbetur ne listen e vlonjateve. Keni bere nje paraqitje te dobet edhe pse luanit kunder skuadres se renditur ne vendet e fundit te tabeles se klasifikimit mesohet tu jete drejtuar Magani futbollisteve te tij. Kishit ne dispozicion plot 80 minuta per te shenuar te pakten nje gol dhe nuk e shenuat dot. As mos e coni ndermend keshtu nuk mund te shpalleni kampione. Ndaj dua te shoh sa me shpejt reagime. Tashme vemendja e vlonjateve pas kesaj humbjeje shkon i gjithi te kampionati.