E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e çokollatës rizgjohet për festat e fundvitit

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Një raport i ri për industrinë e prodhimit të çokollatave dhe karameleve
thotë se përbërës më të shëndetshëm dhe kombinimi i çokollatës me shije të
tjera do të jenë prirja kryesore për vitin e ardhshëm në këtë industri.

është
stinë festash në Uashington. Blerësit mbushin dyqanet, duke kërkuar për
dhuratën më të përkryer.Gerri
Ratklif thotë se blerja e çokollatave për festa është një traditë familjare.

"Ne
nuk i blejmë shpesh njëri-tjetrit çokollata, por Krishtlindjet duket sikur janë
momenti i duhur dhe është vërtet diçka e këndshme. Po ashtu është diçka e
veçantë për t'u dhuruar”.

Një
anketë e fundit në industri nxjerr në pah se konsumatorët që i kushtojnë
rëndësi vlerave ushqimore po përpiqen që të gjejnë mënyra që ta shndërrojnë
çokollatën në një zgjedhje të shëndetshme.Dhe
industria po i përgjigjet kësaj prirjeje.Suzanë
Smith është nënpresidente e Shoqatës Kombëtare të Prodhimit të çokollatave.

"çokollatat
dhe kakaoja nuk janë më ëmbëlsira pas ngrënies. Gjithnjë e më shpesh ato po
përfshihen në lloje të ndryshme ushqimesh”.

Në
një takim në Uashingto të përfaqësuesve të kësaj industrie, u paraqitën disa
ushqime për provë.Suzanë
Uajtsajd, e Shoqatës për Prodhimin e çokollatave, përshkroi menunë.

"Sot
kemi një menu me nota kakaoje dhe çokollate për drekë; duke filluar me një
biftek të marinuar me sojë, rozmarinë dhe kakao”.

Kuzhinierja
profesioniste Karla Holl thotë se ajo shpesh e përzien kakaon me elementë të
tjerë.

"ështëe mundur që të kesh një menu të plotë me
çokollatë duke filluar nga aperitivi deri tek ëmbëlsira dhe mendoj se kombinimi
i çokollatës me fruta dhe perime është një mënyrë më e shëndetshme të
ushqyeri”.

Një
nga specialitetet e saj është një recetë tradicionale meksikane ku ajo përzien
çokollatën me qepë, hudhra, domate, pulë mes të tjerash.

"Shikoni
sesi ngjyra e thellë e çokollatës e shndërron lëngun në një përzierje që duket
e mrekullueshme”.

"Mund
ta përdorësh si salcë për t'ia hedhur pulës sipër ose mund ta bëni supë. Si
t'ju pëlqejë”.

Holl
thotë se hidhtësia natyrale e çokollats, ashtu si edhe përbërja e saj e veçantë,
i japin një shije tjetër gatimit.

"Kështu
në gatim, çokollata e pasuron shijen”.

Por
për shumë amerikanë, ajo vazhdon të shërbejë si karamele. Në një dyqan
çokollatash në Uashington, bashkëpronari Rob Kingsbury ofron një larmi produktesh
me shije të ndryshme.

"Njerëzit
vërtet e pëlqejnë kombinimin e shijes dhe ëmbëlsisë: duket se është një nga
mallrat më të preferuar për t'u blerë në këtë periudhë”.  Por
edhe nëse kombinimet e pazakonta të çokollatës në kuzhinë, nuk duken tërheqëse,
ekspertët e industrisë thonë se çokollatat e thjeshta tradicionale do të
vazhdojnë të jenë pjesë e përhershme e tregut të karameleve dhe bonboneve. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›