E Diel, 1 Nëntor 2026

Minutat e Hollivudit: "Invictus" filmi i ri i Clint Eastwood-it

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Filmi i Clint Eastwood "Invictus" shtjellon historinë e presidentit të
sapozgjedhur të Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe sesi ai bashkoi
afrikanojugorët, zezakët dhe të bardhët në mbështetje të ekipit ragbi gjatë
kampionatit botëror të vitit 1995. Kjo nuk është hera e parë që Eastwood ka
zgjedhur një temë frymëzuese. Ashtu si në filmat e tij Letters From Iwo Jima
dhe Flags of Our Fathers që e marrin temën nga Lufta e Dytë Botërore, Invictus
kap një moment historik. Aktori fitues i çmimit Oscar, Morgan Freeman interpreton
zotin Mandela. Në vitin 1994, Nelson Mandela sapo ishte zgjedhur President në një vend të ndarë
në vija racore, pas aparteidit. Megjithëse kaloi 27 vjet në burg, ai kuptonte
se Afrika e Jugut nuk mund të kishte demokraci pa ripajtim.

Presidenti Mandela e bën këtë së pari përmes sportit. Duke shfrytëzuar momentin
e përgatitjeve para Kupës Botërore të Ragbit, ai i bashkon zezakët dhe të
bardhët në ekipin kombëtar Springboks.

Për vite të tëra, ekipi thuajse vetëm me lojtarë të bardhë ishte përballur
me mediokritetin. Ai nuk kishte një bazë të gjerë tifozësh pasi afrikanojugorët
zezakë e identifikonin atë me aparteidin. Ndryshimi ndodh kur presidenti Mandela takohet me kapitetin e ekipit
Francois Pienaar.Duket se Francois frymëzohet nga historia personale e zotit Mandela sesi
poema Invictus (që do të thotë i pamposhtur) e mbajti atë gjallë në burg. Morgan Freeman jep një interpretim solid të udhëheqësit afrikano-jugor. Ai
thotë se në fillim ishte nervoz për interpretimin e një figure kaq legjendare.

"Më duhej të
punoja me zërin, ritmin dhe aksentin. Kjo më shqetësonte. Por kur e montuam filmin,
çdo gjë u puthit siç duhej".

Matt Damon interpreton rolin e yllit të ragbit Francouis Pinaar. Personazhi
i tij përjeton një rritje graduale nga një lojtar i demoralizuar në një drejtues
ekipi. Ekipi Sptingboks i tejkalon parashikimet. Ata fitojnë dhe bëhen një simbol
kombëtar. Eastwood nënvizon rezultatin e dramës.

"Loja, ndeshja
dhe rezultati i pamendueshëm. Nuk mendoj se ka ndonjë ndeshje që ka sjellë më
shumë festime sesa ndoshta kur amerikanët mundën rusët në hokej"

Regjisori i ka kushtuar një kohë shumë të gjatë lojës, ndërsa i paraqet me
ngjyra sentimentaliste festimet që pasojnë.

Filmi bazohet tek shpirti i 
pamposhtur dhe karizma e Nelson Mandelës. Por nuk jep të metat e
udhëheqësit. Nuk mësojmë prej tij problemet familjare të zotit Mandela. Dhe
ripajtimi racor duket shumë i lehtë për t'u realizuar.

Invictus – një film i mirë që mund të kishte qënë më i fuqishëm nëse
personazhet në të do të ishin më realë dhe nëse do të shtjellohej më qartë
historia e rëndë e këtij vendi. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›