E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Obama shkon në Havai për pushimet e fundvitet

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

President
Barak Obama arriti në Havai për t'i kaluar pushimet e fundvitet me familjen në
shtetin ku lindi dhe kaloi fëmijërinë. Presidenti, Zonja e Parë dhe vajzat e
tyre erdhën në ishullin Oahu të Havait ku do të qendrojnë më shumë se një javë
në klimën e ngrohtë larg nga i ftohti i Uashingtonit. Familja Obama nuk ka
ndonjë kalendar vizitash publike dhe do t'i kalojë festat në mënyrë private në
një kompleks banimi të marrë me qera në Kailua. Avioni Air Force One u prit nga
rreth 75 ushtarakë si dhe politikanë të Havait që kishin dalë në bazën ajrore
Hickam. Presidenti Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë në prag të
Krishtlindjeve pas miratimit nga Senati të projektligjit për kujdesin
shëndetësor që ishte një fitore me rëndësi për të. Ai u largua nga një Uashington
politik mjaft i përçarë lidhur me reformën shëndetësore. Nisja e familjes për
pushime u shty deri sa senatorët hodhën votën në mëngjesin e djeshëm. Zoti
Obama ishte herën e fundit në Havai dhjetorin e kaluar dhe familja e ka bërë si
traditë ardhjen në këta ishuj për pushime. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›