E Martë, 3 Nëntor 2026

Magjia e dritave në Berat- Projektim me ikona i lagjes historike “Mangalem”

Magjisë dhe vezullimit të dritave shumëngjyrëshe që kanë mbuluar gjithë qytetin prej javësh i është shtuar ditët e fundit edhe projektimi me ikona i lagjes historike “Mangalem” duke i dhënë njëkohësisht qytetit një pamje madhështore.

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo është shprehur se,projektimi “Mangalem Shade” mbi  lagjen historike të qytetit të Beratit është pritur mjaft mirë edhe nga turistët e huaj, që si asnjëherë më parë kanë qenë të shumtë në numër gjatë muajit Dhjetor ndërsa Berati tashmë është qartazi në hartën e destinacioneve turistike.

Qyteti vezullon i gjithi nga një spektakël dritash, të vendosura në të gjitha hapësirat publike dhe në të gjitha pemët përgjatë Pedonales, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur. Sakaq edhe bashkia ka pasur edhe një kalendar të ngjeshur aktivitetesh, plotë 55 ditë-natë koncerte në Pedonale me këngëtar të njohur shqiptar, që i kanë dhënë mundësi qytetarëve të shijojnë jo vetëm magjinë e dritave por edhe muzikën.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›