Mahmoud Abass nuk dëshiron të jetë më president
Presidenti palestinez Mahmoud Abass zhyti në rrëmujë procesin paqësor në Lindjen e Mesme, pasi që kumtoi se nuk do të synojë një mandat tjetër si president, duke hapur kështu shtegun për fillimin e betejës për pasardhës të tij, proces ky i cili mund të shkojë në favor të rivalëve të tij nga radhët e organizatës militante, Hamas.
Por vendimi i tij mund të shtojë gjasat edhe të një kandidati tjetër të popullarizuar, i cili synon të kandidojë për president nga qelia e tij në një burg në Izrael.
Abbas theksoi se këtë vendim e ka marrë për shkak të ngecjes së negociatave paqësore, por retorika e tij la të kuptojë se ky ndoshta nuk është vendimi përfundimtar i tij dhe se ndoshta bëhet fjalë për një taktikë, për të bindur Izraelin dhe SHBA-në që të pranojnë një kompromis më të gjerë.
Abbas mori përsipër presidencën, pas vdekjes së Yasser Arafatit në vitin 2004 dhe ai cilësohet nga udhëheqësit perëndimor si simbol i modernizimit.
Kandidati më serioz për zëvendësimin e Abassit me gjasë do të jetë Marvan Barghouti, i cili në vitin 2002 është dënuar nga Izraeli me burgim të përjetshëm, nën akuzat se ka qenë i përfshirë në sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve.