Mitrovica blindohet nga policë serbë

Rrugët nacionale të Mitrovicës deri në Prizren janë blinduar sot nga policët e Kosovës, por edhe ata të Serbisë.
Policët serbë kanë kontrolluar rrugën nacionale nga pika kufitare Jarinje deri në jug të Mitrovicës.
Ky urdhër për ruajtje të rrugës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e cila ka frikë se eskortat që udhëtojnë për në Prizren, në shugurimin e peshkopit Teodosije mund të sulmohen.
Frika e MUP-it të Serbisë për ndonjë sulm në eskorta vjen, pas vrasjes së udhëheqësit të boshnjakëve të Leposaviqit, Shefko Sallkoviq, i cili u vra më 8 dhjetor në një pritë në fshatin Jarinje të Leposaviqit.
“Në kuadër të ngjarjes së sotme ekziston plani operacional në të cili përfshihet e gjithë Kosova, e gjithashtu edhe veriu. Ne kemi marr masat shtesë të sigurisë, ndërsa nuk jemi të njoftuar zyrtarisht për atë që po thoni ju”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për informim i policisë rajonale të Mitrovicës.