Spanjë, Mariano Rajoy: Nuk do të jap dorëheqjen
MADRID - Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, emri i të cilit u shfaq në një skandal për korrupsion, deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve të opozitës.
"Do të përmbush mandatin, që më kanë dhënë spanjollët", deklaroi Mariano Rajoy para mediave vendase.
Opozita socialiste kërkoi një ditë më parë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit konservator, Mariano Rajoy pas publikimit të komunikimeve me SMS, që provojnë lidhjet mes tij dhe ish-administratorit të burgosur, Luis Barcenas.
E përditshmja e qendrës së djathtë, "El Mundo" publikoi imazhe të një ekrani celulari, ku mund të lexoheshin SMS-të e shkëmbyera mes kryeministrit, Mariano Rajoy dhe ish-administratorit të partisë së tij, Luis Barcenas, i cili ndodhet në burg që prej 27 qershorit për shkak të një skandali korrupsioni.
(a.k/BalkanWeb)