E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon nuk ndalet: Tani dua Kupën e Botës

Maikon nuk është lodhur së fituari. Përkundrazi, është më i etur se kurrë. Objektivi i radhës? Trofeu më prestigjoz, më i madhi nga të gjithë: Kupa e Botës. “Kam mundësinë të mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm. Për mua ky mund të jetë viti i përkryer”, pohoi 29-vjeçari.

Në një konferencë nga Afrika e Jugut, anësori shtoi: “Fitoret të rrisin besimin në vetvete dhe dua që ky moment magjik të mos mbarojë kurrë. Botërori është një garë shumë e rëndësishme. Të gjithë kemi dëshirë për të fituar Kupën e Botës dhe nëse kjo ndodh, mendoni se çfarë sezoni do të ishte për mua, Lusion dhe Hulio Sezarin!”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›