Gafa e Green, mediat: Dora e debilit

Shtypi anglez u tregua mjaft i ashpër dhe ironik me portierin Robert Green, autor i një gafe të pafalshme në barazimin 1-1 të Anglisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sunday Mirror” si dhe “News of the World” kishin vendosur në faqe një foto të madhe të Green, me një titull shumë kuptimplotë: “Hand of clod” (“duart e budallait”), duke bërë lojë fjalësh me të famshmen “Hand of God” (“dora e Zotit”) të Maradonës.
“Një portier m... shkatërron ëndrrën e nisjes”, shkruan “News of the World”.
“Sunday Mirror” shton: “Budallallëku më i madh në histori”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili