E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 të rinjtë e talentuar në Serinë A

Talente të porsaardhur, por edhe disa të rinj, të cilët kanë luajtur në kampionatin e kaluar. Gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka hartuar një listë me dhjetë të rinjtë më premtues, nga Kutinjo i Interit te Merkel i Milanit.

Filipe Kutinjo i Interit është një lojtar klasik për numrin 10 me cilësi të nivelit industrial, por që duhet të ritet akoma në planin fizik. Ka ngjashmëri me Alvaro Rekobën. Është më eksploziv se Ziko dhe më pak sulmues se Pato. Te Interi mund të bëjë Shnajderin.

Aleksandër Merkel i Milanit, 18 vjeç, me prindër bjellorusë, i lindur në Kazakistan, por i emigruar qysh gjashtë vjeç në Gjermani. Së fundi refuzoi një ftesë të Gjermanisë U-20, pasi dëshiron të luajë me Kombëtaren bjelloruse. I ka lënë një përshtypje shumë të mirë trajnerit Alegri.

Ljajic dhe Poli. Për tifozët vjollcë, Ljaliç është i bukur dhe i zoti si Robi Baxho. “Ka të njëjtat këmbë dhe të njëjtat sy”. Në raport me “Hyjnorin” është më pak sulmues. Por e sheh portën mirë. Poli, përkundrazi është rritur me mitin e Fabregasit dhe Xherardit. Është një mesfushor tip spanjoll, por i lindur në Itali.

Kavani, i cili ndihet pak Runi, ka pranuar të luajë për Napolin; Hernandez, i cili qëndroi te Palermo, është gati të luajë si titullar. Ai dhe Mikoli kanë cilësitë për t’ua fshehur topin kundërshtarëve. Tifozët e Xhenoas janë të elektrizuar nga gjarpërimet e Xukulinit. Mesfushor tip Gatuzo, por që i pëlqejnë vertikalizmet.

Duke pritur Adrianon, populli i Romës rizbuloi talentin e Menezit. Një jashtëklas, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të Francës, Blank. Lacio, duke pritur Hernanez, është argëtuar me golat e sulmuesit të ri çek Kozaç. Nga fiziku është i denjë të krahasohet me Bobo Vierin, në kohën më të mirë të këtij të fundit.

Te Juventusi, surpriza për momentin është Lanzafame. Ka shumë sens taktik. Trajneri Delneri ka gjetur në shtëpi një alternativë për fashën e majtë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›