E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë në Uruguai për Diego Forlan

Sulmuesi Diego Forlan është një hero në atdheun e tij. I dhuroi Uruguait vendin e katërt në Botëror pas 50 vjetësh. Kompozitori Max Capote ka vendosur t’i kushtojë një këngë “lojtarit më të mirë” të Kupës së Botës. Libri i Forlan, “Uruguayo”, është shitur deri tani në 55 mijë kopje.

Makina e Eto’ gjendet në Hungari

Makina “Bentley GT63” e Samuel Eto'o u gjet nga policia në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë e drejtuar nga dy ukraianas. Makina e sulmuesit të Inter ishte vjedhur, më 19 mars të vitit të kaluar.

“Dritat e kuqe”, Ribery seriozisht në telashe

Për superyllin e Bayern Munchen, Franck Ribery, çështja me “drita të kuqe” po bëhet gjithnjë e më shumë acaruese. Drejtësia franceze akuzoi zyrtarisht mesfushorin e kampionëve gjermanë dhe sulmuesin Karim Benzema të Real Madrid, Karim Benzema, për “kontakte me një prostitutë minorene”. Për Ribery “rëndon” edhe zhgënjimi i Francës në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›