E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mainci vjen mrekullia e 7-te rekord

Me suksesin 4-2 dje perballe Hofenheimit ne shtepi djemte e trajnerit Tukel regjistruan fitoren e shtate ne po kaq jave nga fillimi i Bundesliges. Nje arritje qe jo me shume se disa muaj me pare as qe mund te imagjinohej pasi objektivi kryesor i skuadres ishte sigurimi i mbijeteses mes me te mireve te futbollit gjerman. Por ne fakt 200 mije banoret e qytetit te vogel prej dites se djeshme hyne ne histori per rekordin e pabesueshem te cilin ne te kaluaren e kishte arritur vetem Bajerni i Mynihut 1995/1996 dhe Kaizerslauterni 2001/2002.

Ne pritje te superperballjes se sotme mes Borusias se Dortmundit dhe Bajernit Mainci udheheq kampionatin me gjashte pike avantazh ndaj verdhezinjve te trajnerit Klop i cili me Maincin ka luajtur 11 sezone dhe e ka drejtuar si trajner per shtate te tjere. Ne ndeshjet e tjera te luajtura dje Shalke i rikthehet humbjes duke e pesuar 2-1 nga Nurembergu. Nuk ka fituar as Volfsburgu qe barazoi 1-1 ne fushen e Mynshengladbahut. Hamburgu mposhti me veshtiresi Kaizerslauternin 2-1 nderkohe qe Kelni u mund 3-2 nga Freiburgu.

2010-10-03 1238

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›