E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet gati per fazen e fundit te regjistrimeve

Sipas rregullores ky raund regjistrimesh do te funksionoje per dy dite dhe kandidatet per student duhet te kryejne regjistrimin brenda datave te percaktuara pasi humbasin te drejten e regjistrimit.

Ne Universitetin e Tiranes mesohet se kane mbetur 170 kuota per fazen e fundit fituesit e se ciles shpallen me 6 tetor.

Per studentet kandidate nga trojet shqiptare jashte kufijve udhezimi percakton se listat e tyre dergohen nga Drejtoria e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte deri me 30 shtator 2010 perjashtuar kandidatet nga Republika e Kosoves te percaktuara nga institucionet pergjegjese te vendeve perkatese ne perputhje me kuotat e pranimeve te miratuara me vendimin Per kuotat e pranimit ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte cikli i pare i studimeve me kohe te plote si dhe tarifat e shkollimit per vitin akademik 2010-2011.

Administrimi i aplikimeve dhe perzgjedhja e kandidateve nga Kosova behet nga universitetet pritese mbeshtetur ne noten mesatare te shkolles se mesme dhe koeficentet e percaktuar.

Kandidatet shqiptare nga Kosova Maqedonia Mali i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja regjistrohen prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 4 5 dhe 6 tetor 2010 duke paraqitur dokumentet perkatese ne gjuhen shqipe e te noterizuara ne Shqiperi.

Viti i ri akademik nis ne 11 tetor. Te 12 universitetet publike po vazhdojne pergatitjet per te pritur rreth 150 mije studente nderkohe qe mbi 20 mije te rinj te tjere do te studiojne ne rreth 37 universitete private.

Kete vit akademik ne Arsimin e Larte Publik do te vazhdojne studimet e larta ne ciklin e pare 11 me shume studente se nje vit me pare. Qeveria ka miratuar rreth 23.500 kuota pranimi per studentet e rinj.

2010-10-03 1355

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›