Maj 2009. Shqipëria zbret, tani e 92-aShqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend

Shqipëria humbi 1 vend në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin maj 2009, në raport me atë paradhës (prill), duke zbritur tashmë në vendin e 92-të me 390 pikë, duke qenë një ndër 13 përfaqësueset e UEFA-s që kishin pësuar një lëizje me kah negativ.
Prilli ishte një muaj “pushimi” për ekipet kombëtare dhe përgjithësisht nuk pati lëvizje në renditjen specifike kontinentale.
Gjithsesi, Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend, tani e 150-ta.
Kombëtarja jonë pas shkarkimit të holandezit Ari Han ndodhet ende pa trajner, edhe pse nga takimi kundër Portugalisë, më 6 qershor na ndan vetëm 1 muaj.
Portugalia nuk lëvizi asnjë vend, sërish ndodhet e 11-ta në FIFA. Edhe Danimarka e Suedia mbetën në vendet e muajit paraardhës, përkatësisht në vendet 29-të e 31.
Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 1 vend, tani e 43-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).
MAJ 2009, GRUPI 1
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 11 9 1013 0
Danimarka 29 21 790 0
Suedia 33 22 769 0
Hungaria 43 26 662 +1
Shqipëria 92 39 390 -1
Malta 150 49 141 +1
E Merkure, 06 Maj 2009