Mancester finalistja e pare e Liges
Mancester Junajtid, per te dyten here rradhazi kualifikohet ne finalen e Liges se Kampioneve. Ne nje ndeshje te nisur qe ne minutat e para me gola, Mancester ka fituar ndaj Arsenal. Goli i pare eshte shenuar ne minuten e 8-te nga Park. Me pas, vetem ne tre minuta diference ka dyfishuar rezultatin Kristiano Ronaldo. Loja ka qene me shume ritem nga dy skuadrat. Pjesa e pare mbyllet ne 2 me O. Ne pjesen e dyte eshte serish Mancester qe mbizoteron, duke shenuar dhe te tretin. Eshte serish Ronaldo, qe trefishon rezultatin. Reagimi ka qene i pavlere, pavaresisht lojes se forte nga Arsenal. Eshte Van Persi, i cili ngushton rezultatin fale nje penalltie. Mancester tashme duhet te prese per kundershtarin qe do te percaktohet nga ndeshja e se merkures ndermjet Celsi Barcelona, qe luhet ne Angli.