Maja Koçijançiç për zgjedhjet: Liderët politikë të bashkëpunojnë, dialogu politik është kyç
Zëdhënësja e kryediplomates së Bashkimit Europian, Cathrine Ashton, Maja Koçijançiç, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri.
Koçijançiç është shprehur se zgjedhjet në Shqipëri duhet të zhvillohen sipas standardeve të caktuara ndërkombëtare dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i liderave politik shqiptarë.
Zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare. Liderët politikë të bashkëpunojnë, dialogu politik është kyç. Reformat nuk janë të lehta, por janë të arritshme, u shpreh Koçijançiç.
Zëdhënësja e kryediplomates së BE-së është shprehur gjithashtu edhe për rolin e vendit tonë në rajon duke theksuar se duhet që të shmangen retorikat nacionaliste.
Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në rajon, të evitohen retorikat nacionaliste, tha Koçijançiç.
Roli i Komisionit Qëndror të Zgjedheve,është me rëndësi për standardet. Zgjedhjet me standarde janë përgjegjësi e të dyja palëve politike. Jemi të përgatitur të mbështesim Shqipërinë për zgjedhjet, por ato do të zhvillohen nga shqiptarët. Klima politike është e polarizuar, u shpreh në lidhje me proçesin zgjedhor, Zëdhënësja e shefes të diplomacisë së BE, Maja Koçijançiç.