Majkell Daglas katumor në fyt
BEVERLI HILLS- Majkëll Daglas ka tumor në fyt. Lajmi bëhet i ditur në faqen online të revistës People. Aktori i njohur amerikan, 65 vjec, fitues i dy cmimeve Oskar, do ti nënshtrohet së shpejti një cikli radioterapioe dhe kimioterapie për gati 8 javë. “Jam shumë optimist”- ka komentuar Daglas, duke iu referuar zëdhënësit të tij.
Majkëll Daglas është martuar në 2000 me aktoren galeze Katerinë Zeta Xhons. Të dy kanë lindur më 25 shtator, por në një diferencë me njëri tjetrin prej 25 vitesh.
Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë. Katerinë Zeta Xhons.është bashkëshortja e dytë e Daglas, ndërsa me bashkëshorten e parë, Diandra Luker, edhe ajo shumë vjet më e re, u da në 1992 pas 23 vitesh martesë. Me Luker Daglas ka një fëmijë, Kameron, sot 32 vjec. Një mbështetës i fuqishëm i Partisë Demokratike dhe Barak Obama, Daglas është dalluar gjithmonë për një aktivitet të ngjeshur humanitar. Në 1998 sekretari i Përgjithësh i OKB-së Kofi Annan e emëroi “mesazherin e paqes” për aktivitetin e tij në kuadër të “Fondacionit Majkëll Daglas” në favor të carmatimit bërthamor dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Në jetën e tij, Daglas ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore. Në 1980 pësoi një aksidenttë rëndë teksa po bënte ski, i cili e detyroi të qëndronte larg kinemasë për tre vjet. Pasi gjiroi filmin “'Basic Instinct', në 1992 u detyrua të shtrohej në një klinikë kundër alkoolizmit.
(s.g/ Ansa/BalkanWeb)