Rumani, shpërthimnë maternitet, vdesin3 të porsalindur
BUKURESHT- Tre të porsalindur kanë vdekur ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje të rëndë për shkak të një zjarri që shpërtheu në repartin e terapisë intensive të maternitetit të një spitali në kryeqytetin rumun. Tragjedia mund të ketë ndodhur nga një shpërthim i impiantit elektrik të godinës, i shkaktuar ndoshta nga një keqfunksionim i një kondicioneri.
Disa prej të porsalindurve janë në gjendje shumë të rëndë. “Kanë djegie 70- 80 % të trupit- ka thënë Dan George Enescu përgjegjës i spitalit pediatrik në Bukuresht.
“është shumë e rëndë për fëmijë që kanë vetëm 5 ditë jetë... gjëndja e tyre shëndetësore është shumë shumë kritike”.
Dhejtëra zjarrfikës tëe ndihmuar dhe nga personeli pediatrik kanë ndërhyrë për të shuar flakët, dhe të shpëtonin fëmijët. Imazhet e transmetuara nga televizionet kanë transmetuar dhjetra prindër të fëmijëve të porsalindur që përpiqeshin të jepnin ndihmën e tyre apo të mësonin për fatin e familjarëve.
Rumania është një ndër vendet më të varfra në Bashkimin Europian dhe shërbimi shëndetësor konsiderohet si një ndër më të këqinjt, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimin për aksidentin tragjik,.
(s.g/Ansa/BalkanWeb)