E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami i flet anglisht homologut shqiptar nga Maqedonia

Arben_ImamiPas takimit të zhvilluar me homologun e tij maqedonas, shqiptarin Talat Xhaferri, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, zhvilloi një konferencë për mediat dhe filloi të flasë në gjuhën angleze.

Me të mbaruar fjalën e tij zoti Imami, homologu maqedonas, Talat Xhaferri ju drejtua duke i thënë: A mund të flas shqip, citohet në portalin e gazetës Idea.

Gjatë konferencës për mediat, ministri Imami u shpreh se Shqipëria do të japë mbështetje të palëkundur ndaj Maqedonisë që ajo të anëtarësohet në NATO.

Çështja më e rëndësishme për të cilën biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe të gjithë rajonit në NATO. Ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhej vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë çështja e emrit, u shpreh Imami.

Ndërsa ministri Xhaferri vlerësoi mbështetjen e dhënë deri më tani nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, çështja e  emrit është pengesa e fundit e Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për ti zhvilluar më tej, theksoi Xhaferri në shqip./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›